“Tempulli”/ Lihen në burg 13 persona në Vlorë, arrest shtëpie për 5 të tjerë

Shqipëria

“Tempulli”/ Lihen në burg 13 persona në Vlorë, arrest shtëpie për 5 të tjerë

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

15 persona të arrestuar gjatë operacionit kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Vlorë, janë lënë në arrest me burg.

Ndërkohë, Gjykata e Vlorës ka vendosur lehtësim të masës së sigurisë për pesë të tjerë. “Arrest shtëpie” u vendos për shtetasit Shkëlqim Bakaj, Fatmir Alikaj, Julian Shabani, Eriselda Zekaj, Nikola Selimaj.

Gjyqtari i çështjes Hektori Sinani ka pranuar kërkesën e prokurorit Anton Pali për masë sigurie “arrest me burg” për 13 persona.

Një pjesë tjetër e të ndaluarve dolën para gjykatës një ditë më parë. Gjykata dha masën “arrest me burg” u dha për 10 persona: Eduart Ahmeti, Idlir Omeri, Bebeto Basha, Julian Shabani, Klajdi Muca, Ari Myrtaj, Lisandro Murati, Gerand Nebiu dhe Jurgen Breshani.

Aksioni i shtrirë në të gjithë qarkun e Vlorës prej disa javësh ka vënë në pranga 87 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat