Pa bonus kush lind jashtë, Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimin: Përfitojnë ata që jetojnë në shqipëri

Shqipëria

Pa bonus kush lind jashtë, Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimin: Përfitojnë ata që jetojnë në shqipëri

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 17:49
Foto nga Komisioni

Bonusin e bebes do ta marrin vetëm fëmijët që lindin në shqipëri. Komisioni i ligjeve ka miratuar nismën që përjashton nga skema e përfitimit fëmijët që kanë ardhur në jetë në një shtet të huaj. Për opozitën kjo reform ndan gjithnjë e më shumë diasporën dhe emigrantët me vendin e tyre

Komisionet parlamentare kanë nisur diskutimin e projektligjit për heqjen e bonusit të bebes për fëmijët që kanë lindur jashtë vendit. Përfaqësuesit e qeverisë kanë argumentuar se këto familje përfitojnë nga skemat në shtetet ku jetojnë ndaj dhe propozojnë miratimin e nismës

"Synojmë që bonusi i bebes të përfitohet vetëm nga sshtetasit shqiptarë që jetojnë në Shqipëri.

Madje përballë deputetëve thuhet se pas vitit 2019 ka një rritje të ndjeshme të përfituesve jashtë shqipërisë

"Numri i bonuseve për fëmijët e lindur jashtë vendit është rritur me 85% krahasuar me vitin 2019

Për opozitën një vendim o tillë shkëput lidhjet e diasporës dhe emigrantëve me vendin dhe nuk i shërben projekteve të rikthimit në atdhe

"Këtyre fëmijëve ju thoni nuk ju njohim më shi fëmij shqiptar.

Për faktin se nuk është e qartë nëse do të përfitojnë fëmijët që lindin në shqipëri por me prindër shtetas të huaj, komisioni i ligjeve miratoi me rezervë nismën. Tashmë do të jetë komisioni përgjegjës që do të vendos përcaktimet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat