PD prezanton propozimet për Reformën zgjedhore/ Basha: Të sjellim standard europian

Shqipëria

PD prezanton propozimet për Reformën zgjedhore/ Basha: Të sjellim standard europian

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 17:44
Lulzim Basha

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka prezantuar këtë të enjte propozimet për reformën zgjedhore.

Takimi u zhvillua në sallën “Black Box” në Akademinë e Arteve, ku kryetari i PD përmendi edhe një herë dy nga pikat më të rëndësishme të cilat do krijojnë mundësinë për të pasur sipas tij zgjedhje më të lira dhe të ndershme, listat e hapura dhe vetingu i politikanëve. Basha tha se ka ardhur koha që zgjedhjet në shqipëri të jenë të standardeve europiane dhe listoi një sërë pikash ku duhet të bazohen ndryshimet në Reformën Zgjedhore.

“Për PD, kjo nuk është thjeshtë vetëm një mundësi për të trajtuar problemet e bëra mullar nga zgjedhjet e kontestuara, por edhe një mundësi për të shtrirë horizontin drejt një kushtetute të re. Një kushtetute të re horizonti i të cilës duhet të përmbledhë jo vetëm ndryshimet e bëra në këtë vend, por horizontin e shpresës dhe të pritshmërive të famijeve shqiptare, të prindërve shqiptarë dhe mbi të gjtiha të rinisë shqiptare. Kjo është një punë e jashtëzakonshme e cila kërkon mbi të gjitha vullnet politik. Sot ne do të qendrojmë te një nga stacionet e domosdodhme për çlirimin e demokracisë dhe të politikës shqiptare”.

Lista të hapura

Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari

Vetting për politikanët

Pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale

Barazia e votës

Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin

Vota e diasporës

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë

President nga populli

Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli

Fund imunitetit nga ndjekja penale

Asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat