33 vjeçari dyshohet se u vra nga fqinji për parkimin e veturës

Shqipëria

33 vjeçari dyshohet se u vra nga fqinji për parkimin e veturës

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Të tjera vijnë nga Shkodra sa i përket vrasjes së Valter Fierzës, i cili u gjet i vrarë jashtë makinës së tij në fshatin Hot i Ri mbrëmjen e së enjtes.

Sipas korrenspondentes së Klan News në Shkodër, Emi Kalaja, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas sherrit për parkimin e makinës dhe autor mendohet të jetë pikërisht fqinji i tij.

Konflikti ka nisur mes vëllait të viktimës, Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar, fqinjit të tyre shtëpitë e të cilëve janë pranë njëra-tjetrës.

Debati nisi në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga.

Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat