“Kokën” e tij e kërkon Erdogan, kërcënohet me jetë Bujar Spahiu, ja çka i kërkojnë njerëzit e krimit dhe biznesmenët

Shqipëria

“Kokën” e tij e kërkon Erdogan, kërcënohet me jetë Bujar Spahiu, ja çka i kërkojnë njerëzit e krimit dhe biznesmenët

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 08:48
Bujar Spahiu

Bujar Spahiu, personazhi që presidenti turk Erdogan kërkon që të largohet nga posti është kërcënuar me jetë për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Burime diplomatike, por edhe nga KMSH konfirmuan se në të paktën dy raste kryetari i KMSH-së është kërcënuar fizikisht nga persona që janë prezantuar si besimtarë. Kështu pak kohë më parë një person me background kriminal dhe i armatosur ka hyrë në zyrën e Bujar Spahiut dhe i ka kërkuar të largohet.

Jo vetëm kaq, përmes të njëjtave burime  mësohet se edhe dy biznesmenë të fuqishëm në Shqipëri janë takuar me kreun aktual të KMSH dhe i kanë kërkuar që të bëjnë një tërheqje fiktive nga detyra.

Këto përpjekje vijnë në një kohë kur konflikti brenda Komunitetit Mysliman ka dalë në sipërfaqe mes një grupimi që konsiderohet si afër Turqisë dhe që e akuzon Spahiun si gylenist.

Pak javë më parë para selisë së  Komitetit Mysliman Shqiptar pati edhe një protestë kundër kryetarit Bujar Spahiut, ndërsa ekzistencën e një konflikti të brendshëm e konfirmon për MCN edhe edhe Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, institucion që mbikëqyr marrëdhëniet mes bashkësive fetare dhe Shtetit Duket se konflikti i ndezur për kryetarin e KMSH-së po mban peng edhe hapjen e Xhamisë së Namazgjasë e cila po ndërtohet me fonde të besimtarëve mysliman turq.

Për këtë arsye edhe presidenti Erdogan ka shtyrë vizitën e planifikuar për inagurimin e kësaj xhamie.   

Punimet për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë nisën ne vitin 2015 dhe ishte parashikuar që të zgjasnin 2-3 vite. Por Sot pas 8 viteve dyert e xhamisë nuk janë hapur ende për besimtarët myslimanë dhe vizitorët.

Kujtojmë që zgjedhjet për kryetarin e 4 viteve të ardhëshme të KMSH zhvillohen në mars të vitit 2024. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat