I vendosën zjarrin 4 fshatrave në Fier, policia identifikon autorët

Shqipëria

I vendosën zjarrin 4 fshatrave në Fier, policia identifikon autorët

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Janë identifikuar katër autorët, që ndezën zjarr në katër fshatra në Fier. Si pasojë, u dogjën sipërfaqe toke me ullinj, pemë frutore dhe barishte.

Ndërkohë, Prokuroria ka vendosur që autorët të procedohen penalisht për shkak të dëmeve të shkaktuara.

Njoftimi i Policisë:

Policia identifikon autorët e 4 rasteve të zjarrvënieve në fshatrat Marinëz, Velmish, Gjonas dhe Babunjë.

Procedohen penalisht të 4 shtetasit, pasi si pasojë e zjarreve që ata ndezën, u dogjën sipërfaqe toke me ullinj, pemë frutore dhe barishte.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariateve të Policisë Fier, Lushnjë dhe Divjakë, në bashkëpunim me shërbimet mbështetëse, pas njoftimeve për 4 vatra zjarri në fshatrat Marinëz, Velmish, Gjonas dhe Babunjë, u identifikuan dhe u proceduan penalisht autorët e këtyre rasteve.

Konkretisht, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit S. P., 67 vjeç, banues në Marinëz, B. H., 60 vjeç, banues në Velmish, A. B., 55 vjeç, banues në Gjonas, M. S., 67 vjeç, banues në Babunjë, pasi kanë ndezur zjarr në tokat e tyre, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë janë djegur disa rrënjë ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë, sipërfaqe toke me pemë frutore dhe sipërfaqe toke me barishte dhe me shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat