Prefektura e Qarkut Vlorë bën bilancin nga zjarret: Forcat zjarrfikëse të shpërndara në terren

Shqipëria

Prefektura e Qarkut Vlorë bën bilancin nga zjarret: Forcat zjarrfikëse të shpërndara në terren

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 00:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Krahas Fierit, situatë alarmante për shkak të zjarreve ka mbizotëruar edhe në Qarkun e Vlorës.

Në një bilanc paraprak, Prefektura e Qarkut Vlorë njofton gjendjen aktuale sa iu përket vatrave të zjarrit dhe shpërndarjen e forcave zjarrfikëse në terren.

Bashkia Vlorë:

– Vatra zjarri në Rradhim Nj. Adm Orikum mbi Bay Pass. Janë duke punuar 2 mjete dhe 6 efektivë.

– Vend depozitim mbetjeve po punon 1 mjet dhe 3 efektivë.

– 1 mjet dhe 3 efektivë janë në Patos.

Bashkia Selenicë:

– Vatra e zjarrit në Hysoverdh Nj Adm Kotë, janë duke punuar 1 mjet dhe 8 efektiv.

Bashkia Konispol:

– Vatra e zjarri në fushën e Vrinës Nj. Adm Xarrë, në Moçal janë duke punuar 1 mjet dhe 9 efektivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat