Aplikimet për Sigurinë Kibernetike në Akademinë e FA-ve, Peleshi thirrje të rinjve

Shqipëria

Aplikimet për Sigurinë Kibernetike në Akademinë e FA-ve, Peleshi thirrje të rinjve

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes një njoftimi që ka bërë në rrjetet sociale, bën me dije se janë hapur aplikimet për “Cyber Security”, për të gjithë ata që dëshirojnë të specializohen dhe të thellojnë njohuritë në fushën e Sigurisë Kibernetike.

Sipas tij ky program ndjek standardet e NATO-s dhe se është një mundësi që nuk duhet humbur.

“Cyber Security është një nga fushat më të kërkuara dhe të lakmuara të studimit në të gjithë botën. Për të gjithë ata që dëshirojnë të specializohen dhe të thellojnë njohuritë në fushën e Sigurisë Kibernetike, #AkademiaeForcaveTëArmatosura ofron një mundësi të shkëlqyer që nuk duhet humbur!

Bëhuni pjesë e një programi të niveleve bashkëkohore që ndjek standardet e NATO-s.

Pranimet janë të hapura për Vitin Akademik 2023-2024!

Kliko linkun e mëposhtëm dhe merr gjithë informacionin e detajuar”-shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat