Ngjarja në Rrëshen/ Të plagosurit në gjendje të rëndë, nisen drejt Traumës

Shqipëria

Ngjarja në Rrëshen/ Të plagosurit në gjendje të rëndë, nisen drejt Traumës

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 13:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre personat që mbetën të plagosur në lokalin ku u vra sot Martin Bardhi janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gazetarja Brixhilda Deda raporton se Indrit Bardhi, Olti Gjini dhe Ilir Bardhoku janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet. Ata ishin të ulur në bar-kafenenë, në momentin kur pas një konflikti, autorët nxorën armën e zjarrit dhe qëlluan.

Ndërkohë, policia vijon kontrollet për autorët që vranë Martin Bardhin në lokalin e tij, në qendër të Rrëshenit.

Hakmarrja është pista kryesore e hetimeve për vrasjen e 59-vjeçarit. Tetë muaj më parë, viktima kreu një atentat që mbeti në tentativë ndaj Saimir Reçit, nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat