U dogj një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë frutorë, nën hetim një person në Elbasan

Shqipëria

U dogj një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë frutorë, nën hetim një person në Elbasan

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 11:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr në fshatin Godolesh të Elbasanit ka përfshirë një sipërfaqe toke me barishte dhe pemë frutorë.

Menjëherë pas njoftimit, autoritetet kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të zjarrvënës.

Nën hetim është vënë shtetasin Q. B. i cili dyshohet se ditën e djeshme ai ka ndezur zjarr për të djegur barishte në tokën e tij.

Por si pasojë, flakët janë përhapur duke djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe pemë frutorë, në pronësi të disa shtetasve të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat