Paralajmëron Balla: Armëmbajtja pa leje do të goditet edhe më ashpër

Shqipëria

Paralajmëron Balla: Armëmbajtja pa leje do të goditet edhe më ashpër

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 13:40
Ministri i Brendshëm Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se armëmbajtja pa leje do të goditet edhe më ashpër dhe është prioritet në punën e përditshme të Policisë.

“Armëmbajtja pa leje po goditet çdo ditë. Do të bëjmë gjithçka, me më shumë angazhim sesa më parë, që ky karshillëk i hapur ndaj ligjit dhe shoqërisë sonë të luftohet nga Policia e Shtetit me vendosmëri”, shkruan Ministri Balla, teksa postoi në rrjetet sociale pamje nga operacioni policor në Vlorë.

Një 38-vjeçar, që sapo kishte ardhur në Vlorë u konstatua nga shërbimet e Komisariatit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale. Ato organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mysafiri”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë i riu nga Tirana. Gjatë kontrollit fizik iu gjet në qese plastike, një armë zjarri pistoletë të llojit “Beretta” dhe një krehër për pistoletën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat