Sfidat e tregut të përbashkët/ Ciko: Tregtia me rajonin është përshpejtuar më tepër sesa me BE

Shqipëria

Sfidat e tregut të përbashkët/ Ciko: Tregtia me rajonin është përshpejtuar më tepër sesa me BE

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 21:05
Sfidat e tregut të përbashkët/ Ciko: Tregtia me rajonin është përshpejtuar më tepër sesa me BE

Ndonëse marrëveshjet tregtare janë intensifikuar përgjatë viteve të fundit, ata mbeten në nivele modeste duke marrë në konsideratë potencialin që vendet kanë. Për këtë u diskutua mbrëmjen e së premtes në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News me gazetaren Genta Dobra.

Kryetari i Forumit Ekonomik mbarë shqiptar, Nagip Fejzi theksoi se bashkëpunimi rajonal në pesë vitet e fundit ka qenë shumë i lartë. Ndërkohë Ilir Ciko, ekspert për çështjet ekonomike, shtoi se tregtia e Shqipërisë me vendet e rajonit është përshpejtuar më shumë se sa me BE.

Procesi i Ballkanit Perëndimor ka qenë një iniciativë që s’e kemi mbështetur, jo se kemi dashur por mënyra se si është zhvilluar ka qenë në kundërshtim me nevojat tona. Këto procese kanë marrë kahjen e duhur dhe na kanë ndihmuar për të arritur qëllimet tona, bashkëpunimi rajonal, i cili në 5 vitet e fundit është rritur në nivel shumë të lartë.”, theksoi Fejzi.

Sa i përket shifrave të tregtisë së jashtme me rajonin, ka një paradoks në rastin e Shqipërisë pasi është e vërtetë që shifrat e tregtisë së Shqipërisë me rajonin janë në nivele të ulëta por ajo që ka ndodhur me tregtinë e jashtme të Shqipërisë në 20 vitet e fundit, është pikërisht tregtia me rajonin është përshpejtuar shumë më tepër sesa me BE. Ndonëse në masën totale të tregtisë së jashtme, Shqipëria është e orientuar drejt BE, ritmet e rritjes së tregtisë me rajonin kanë qenë impresionuese në vitet e fundit. Kjo tregon se jo vetëm marrëveshjet e tregtisë së lirë të dikurshme që janë përfshirë në CEFTA, por edhe fryma e bashkëpunimit ka ndikuar në këtë drejtim. Vendet e rajonit sërish partnerin e tyre kryesor nuk e gjejnë brenda në rajon. BE mbetet busulla. Shqipëria duke pasur portin e Durrësit, duke pasur aksesin drejt Evropës, ka zhvilluar këtë tregti. Ndaj dy vendet si Kosova dhe Mali i Zi janë të orientuara në tregtinë me vendet e rajonit pasi mbi 40 për qind. Në rastin tonë jemi në shifrat e 18 për qind dhe në masë të tillë është edhe Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Pesha e tregtisë me rajonin është më e ulët sesa ajo që shkëmbejmë jo vetëm me BE por edhe me pjesën tjetër të botës.”, u shpreh Ciko.

Ndërsa Agron Ibrahimi, sekretar shteti në ministrinë e Financave në Mal të zi, tha gjatë lidhjes live se “Qëllimi kryesor i shteteve duhet të jetë që përmes procesit të Berlinit të shfrytëzohen në maksimum fondet evropiane me qëllim të ndërlidhjes infrastrukturore mes këtyre shteteve.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat