Dogji mbetje spitalore pranë një kopshti fëmijësh në Peqin, procedohet administratori i firmës private

Shqipëria

Dogji mbetje spitalore pranë një kopshti fëmijësh në Peqin, procedohet administratori i firmës private

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 12:46
Policia

Procedohet penalisht administratori i  një firmë private në Peqin, pasi dogji mbetje spitalore pranë një kopshti fëmijësh.

Menjëherë pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të një rasti të djegies së mbetjeve spitalore të hedhura në afërsi të një kopështi fëmijësh, në fshatin Shezë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetasit përgjegjës për këtë rast.

Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i firmës private përgjegjëse për menaxhimin e këtyre mbetjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast të tillë, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat