Shqipëria, anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut/ Hasani: Arritje e diplomacisë së jashtme shqiptare

Shqipëria

Shqipëria, anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut/ Hasani: Arritje e diplomacisë së jashtme shqiptare

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Shqipëria u zgjodh sot anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024-2026.

Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në rrjetin social “X”, ministri i Jashtëm Igli Hasani, që e cilëson si një arritje të madhe të politikës dhe diplomacisë së jashtme shqiptare.

“Një tjetër demonstrim i besimit nga shtetet anëtare të OKB-së për rolin e Shqipërisë në çështjet ndërkombëtare.

Këtë herë plotësisht të përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e Të Drejtave të Njeriut kudo dhe për të gjithë“, shkruan Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat