Rama: Të gatshëm të vazhdojmë partneritetin me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan

Shqipëria

Rama: Të gatshëm të vazhdojmë partneritetin me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 20:55
Pamje nga Samiti

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot partneritetin me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan, ndërsa u shpreh se “jemi mjaft të gatshëm të vazhdojmë të bëjmë projekte të tjera”.

Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë së hapjes së Piramidës, Kryeministri Rama u shpreh se për shkak të mikpritjes së Presidentit të Francës, Emmanuel Macron do të duhet të largohet më herët nga ky aktivitet.

“Për të gjithë miqtë e ditës paradite, dita përfundon këtu, por për mua vazhdon me Hirësinë e Tij ‘Mbretin’ e Francës, i cili sapo ka zbritur pak momente më parë. Na duhet të vijojmë me pjesën tjetër të këtyre dy ditëve të jashtëzakonshme, me vizitën e parë ndonjëherë të ndonjë presidenti francez në tokën tonë. Ndaj mikpritja jonë duhet të shkëlqejë edhe në mbrëmje. Nuk dua t’ju marr më shumë kohë dhe as të marr nga koha që duhet t’i kushtoj Hirësisë së Tij, dhe jam shumë shumë i lumtur se për arsye të caktuara këtu nuk kemi vetëm gjeni holandezë, por kemi edhe mjeshtrin më të madh të koalicioneve me mbështetjen e partive, Mark Rutte. Dua të të falënderoj, sepse ju e dini se sa shumë doja ta vizitonit Shqipërinë dhe sa herë më kishe premtuar. Tani po e tejkalon, duke ardhur herë pas here”, shtoi ai.

Kjo, sipas Ramës, “është gjë e mirë për Shqipërinë dhe Holandën, sepse po shohim gjithmonë e më tepër holandezë që po vijnë gjatë stinës turistike”.

“Falënderoj Fondacionin Shqiptaro-Amerikan dhe gjithë bordin që na shoqërojnë. Janë të shkëlqyer në ndarjen e faturës për të paguar më pak nga ne, por për të pasur fizibilitet më shumë se ne. Jemi shumë të lumtur me këtë partneritet dhe jemi mjaft të gatshëm të vazhdojmë të bëjmë projekte të tjera. Dua të falënderoj Federica Mogherinin, që u kthye me Kolegjin e Europës. Dua të falënderoj Albinin dhe Dimitrin që rezistuan pas një dite shumë të gjatë, që ishin me ne në këtë përurim. Ju falënderoj të gjithëve ju sonte!” – theksoi Rama.

Kryeministri theksoi se Piramida e transformuar e Tiranës, dikur një simbol i zymtë, sot është një qendër e teknologjisë nga ku do të lulëzojnë ëndrrat, zgjedhjet, mundësitë, perspektiva e pacunguar e gjeneratës tjetër, si një mesazh domethënës i triumfit të lirisë mbi shtypjen, i së ardhmes mbi të shkuarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat