Berisha: Opozita është përjashtuar nga parlamenti. Përgjigjen Ramës do t’ia japim në çdo seancë

Shqipëria

Berisha: Opozita është përjashtuar nga parlamenti. Përgjigjen Ramës do t’ia japim në çdo seancë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 16:20
Sali Berisha

Në një dalje nga hyrja e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Opozita defakto është përjashtuar nga parlamenti si opozitë sovrane.

Ai shtoi se me vendimet antikushtetuese të Edi Ramës, i cili ka marrë përsipër për herë të parë në histori ti emërojë bashkëkryetarin që do ai opozitës dhe jo atë që zgjedh opozita vetë.

Berisha: Opozita defakto është përjashtuar nga parlamenti si opozitë sovrane, në të cilën asaj në përputhje me kushtetutën i takon të përmbushë detyrimet ndaj qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë. Por me vendimet antikushtetuese të Edi Ramës, i cili ka marrë përsipër për herë të parë në histori ti emërojë bashkëkryetarin që do ai opozitës dhe jo atë që zgjedh opozita vetë. Ti emërojë dhe t’i rrëmbejë edhe postin e kryetarit të grupit parlamentar. Me bllokimin total të çdo nisme hetimore, parlamentare që është një mision kushtetues të opozitës.

Pas komisionit të inceneratorit, Edi Rama nuk lejon ngritjen e asnjë komisioni pasi çdo komision shkon tek ai dhe familjarët e tij. Prandaj opozita do të nisë aksionin e saj, në parlament dhe kudo për ti dhënë përgjigje Edi Ramës. Ju duhet të keni durim dhe të ndiqni në çdo seancë qëndrimet e opozitës. Ju garantoj se ato do të mbrojnë me të gjitha aspektet, interesat e qytetarëve opozitarë që nuk votuan këtë qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat