Atletja me origjinë nga Ulqini betohet para kryebashkiakut të Tiranës! Veliaj: Tashmë shqiptare jo vetëm me gjak

Shqipëria

Atletja me origjinë nga Ulqini betohet para kryebashkiakut të Tiranës! Veliaj: Tashmë shqiptare jo vetëm me gjak

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 09:46
Erion Veliaj

Alyssia Paljevic është shtetasja më e Republikës së Shqipërisë. Atletja me origjinë nga Ulqini, por e rritur në Francë është betuar para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku ka ndarë një foto në rrjetet sociale, duke e cilësuar Alyssian krenari të kombit tonë. Ai shton se tashmë Alyssia është shqiptare jo vetëm me gjak, por edhe me nënshkrim, ndërsa i ka uruar asaj suksese që të bëjë krenarë shqiptarët kudo në botë.

Ceremonia e betimit të shtetases më të re të Republikës së Shqipërisë, Alyssia Paljevic.

Alyssia, me origjinë nga Ulqini dhe e rritur në Francë është KRENARIA e kombit tonë, një atlete fantastike, portiere në ekipin e Lyonit, që tashmë është jo vetëm me gjak por edhe me nënshkrim SHQIPTARE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat