U arrestua në Rinas, Jamarbër Malltezi pritet të shoqërohet drejt dhomave të izolimit në drejtorinë e Policisë së Tiranës

Shqipëria

U arrestua në Rinas, Jamarbër Malltezi pritet të shoqërohet drejt dhomave të izolimit në drejtorinë e Policisë së Tiranës

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 00:28
Jamarbër Malltezi

Teksa Malltezi akuzohet për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, mësohet se aktualisht ai ndodhet ende në komisariatin e Rinasit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për një lidhje live në News24, se Malltezi do të shoqërohet nga Rinasi në drejtim të dhomave të izolimit të drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe nesër do të duhet të japë llogari për prokurorët e Posaçme.

Behet fjalë për një hetim të nisur në vitin 2020.

Malltezi ishte duke pritur bashkëshorten e tij e cila ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet që i komunikuan akuzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat