Hapet së shpejti shkolla e biçikletave për fëmijët e çdo grupmoshe

Shqipëria

Hapet së shpejti shkolla e biçikletave për fëmijët e çdo grupmoshe

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Së shpejti, fëmijët e çdo grupmoshe në Tiranë do të kenë mundësi që të mësojnë biçikletën dhe rregullat e qarkullimit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë dhënë lajmin e mirë të hapjes së një shkolle për biçikletat pranë stadiumit “Air Albania”.

”MIRËMËNGJES dhe me hapësirën me të re publike në kryeqytet, ngjitur me Air Albania Stadium, ku do të hapet së shpejti shkolla e biçikletave për fëmijët e çdo grupmoshe, ju uroj një javë të mbarë”, theksojnë ata.

Gjatë tetë viteve të fundit Bashkia e Tiranës ka ndërtuar edhe një rrjet të tërë korsish biçikletash duke sjellë dhe rritjen e përdorimit të dy rrotakëve nga ana e qytetarëve si alternativë transporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat