Masa ndaj Sali Berishës dhe arrestimi i dhëndrit të tij, gazetari nga Tirana tregon detajet e fundit nga ky rast

Shqipëria

Masa ndaj Sali Berishës dhe arrestimi i dhëndrit të tij, gazetari nga Tirana tregon detajet e fundit nga ky rast

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 13:54
Edison Vatnikaj

Gazetari Edison Vatnikaj, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin ka treguar detajet e fundit që lidhen me masën e ndalimit ndaj ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe arrestimin e dhëndrit të këtij të fundit.

Ai tregon se bëhet fjalë për veprën penale të korrupsionit pasiv, ku dyshohet se Berisha i ka lehtësuar procedurat dhëndrrit të tij që ky i fundit të marrë në pronësi një tokë e cila i përkiste Forcave të Armatosura.

“Ish kryeministri Berisha bëhet zyrtari i parë i lartë, i cili merret nën hetim dhe i vendoset një akuzë një akuzë zyrtare nga Prokuroria Speciale siç e kemi prokurorinë e SPAK-ut. Sigurisht veprën penale për të cilën dyshohet se e ka konsumuar ish-kryeministri Berisha është ajo e korrupsionit pasiv dhe pasimi i produkteve të veprës penale, kjo për shkak se dhëndri i tij, pra burri i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, ka përfituar një tokë, të cila ka qenë në pronsi e Forcave të Armatosura, të cilën sipas ligjit shqiptar nuk lejohet që të tjetërsohet dhe të kthehet në pronë private për shkak se i përket shtetit dhe Forcave të Armatosura, por nëpërmjet disa procedurave, ligjeve dhe akteve nën ligjore, që dyshohet se Berisha, në kohën kur ka qenë kryeministër, i ka lehtësuar punën dhëndrit të tij për ta favorizuar dhe për t’ia dhënë këtë truall dhe për ta zotëruar, ku tashmë janë ndërtuar kulla banimi, ku janë mjaft persona rezident të cilët jetojnë. Dyshohet se nëpërmjet këtyre akteve nënligjore, Berisha e ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin”, tregoi gazetari Vatnikaj.

Ai shpjegoi se Berishës i është vendosur masa detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit për të dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

“Sipas informacioneve, Berisha, duke qenë se është në moshën 72-vjeçe dhe sipas ligjit shqiptar, personave që janë në këtë moshë, nuk i vendoset masa shtrënguese e arrestit në burg, nuk arrestohen për shkak se është vetë ligji i posaçëm, i cili është rregulluar më herët në Shqipëri për këtë grup moshe, të cilët kryejnë këto vepra penale, pra bëhet fjalë vepra penale të lehta. Ndërsa, në rast se do kryhej ndonjë krim i rëndë, atëherë do kërkohej masa e arrestit në burg”, tha Vatnikaj.

Gazetari tregon se për këtë çështje, SPAK-u ka hartuar një hetim rreth 200 faqesh, i cili ka zgjatur për dy vite e gjysme.

“SPAK-u e ka hartuar një hetim rreth 200 faqesh, pasi që iu janë dashur dy vite e gjysmë për të kryer një hetim të plotë. Ka qenë kallëzimi i Taulant Ballës që sot është ministër i Brendshëm në Shqipëri, ka pasur një kallëzim dy vite e gjysmë më parë, ku ka akuzuar personat në fjalë dhe personat e tjerë, por pavarësisht që nuk janë kryer urdhër arresti, SPAK-u ka ditur ta provojë qind për qind ekzistencën tyre, por kjo nuk do të thotë SPAK e ka mbyllur hetimin vetëm më këta tre persona, pra janë Jamarbër Malltezi që është dhëndër i Berishës, Fatmir Bektashi që është ndërtuesi që ka kryer punimet e 17 kullave dhe Sali Berisha. Ka hetime të tjera të cilat gjatë ditës së sotme do të ketë edhe seancën e parë në gjykatën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ku do të jenë personat në fjalë”, tregoi gazetari Edison Vatnikaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat