Berisha refuzon gjyqin në GJKKO, dërgon avokatin Genc Gjokutaj

Shqipëria

Berisha refuzon gjyqin në GJKKO, dërgon avokatin Genc Gjokutaj

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 16:41
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha vendosi mos paraqitet në seancën në ambientet e GJKKO, në orën 14:00 ku do të merrej në pyetje lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Megjithatë, Berisha ka dërguar në GJKKO avokatin e tij, Genc Gjokutaj.

Pak para orarit zyrtar të njoftuar nga GJKKO, ku pritet t’i komunikohej masa e sigurisë detyrim paraqitje, Berisha njoftoi konferencë për mediat, ndërsa e konsideroi procesin ndaj familjes së tij, si procesin më politik të shekullit.

Më herët gjatë kësaj të marte, Berisha pati një prononcim të shkurtër për gazetarët para se të hynte në selinë blu.

Ai tha se është i gatshëm të shkojë para drejtësisë sa herë ta thërrasin, por nuk mund të dalë kundër Kushtetutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat