Aksidenti në aksin Librazhd – Elbasan, makina përplas motoçikletën: Përfundon në spital 51-vjeçari

Shqipëria

Aksidenti në aksin Librazhd – Elbasan, makina përplas motoçikletën: Përfundon në spital 51-vjeçari

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Një automjet me drejtues një 75 – vjeçar ka përplasur një motomjet me drejtues një 51-vjeçar në aksin rrugor Librazhd – Elbasam

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

-Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e panoramës”, automjeti me drejtues shtetasin, 75 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin , 51 vjeç, banues në Elbasan.

Për pasojë është dëmtuar 51-vjeçari, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.

Me shtetasin 75-vjeçar  po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat