Operacioni “Tempulli”/ Shiste kanabis afër shkollave në Kombinat, arrestohet 24-vjeçari nga Kruja

Shqipëria

Operacioni “Tempulli”/ Shiste kanabis afër shkollave në Kombinat, arrestohet 24-vjeçari nga Kruja

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 12:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 24-vjeçar nga Kruja është arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli’.

I riu me iniciale L. S., u kap në flagrancë në afërsi të një shkolle në rrugën “Haki Stërmilli”. Gjatë kontrollit fizik ndaj 24-vjeçarit dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë të ndarë në doza, gati për shitje.

Kanabisi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Sipas verifikimeve, 24-vjeçar pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në afërsi të shkollave, në zonën e Kombinatit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se në afërsi të shkollave në Kombinat, një shtetas shiste lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu tre persona janë arrestuar sot në Berat në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” për shpërndarje droge. Në pranga kanë rënë E. M., 30 vjeç dhe A. H., 39 vjeç, të dy banues Berat dhe V. D., 37 vjeçe, banuese në fshatin Lapardha, Berat, pasi u kapën në flagrancë me heroinë në automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat