49 shoferë të arrestuar në Elbasan gjatë muajit tetor/ Shkelën rregullat e qarkullimit

Shqipëria

49 shoferë të arrestuar në Elbasan gjatë muajit tetor/ Shkelën rregullat e qarkullimit

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 14:05
Foto nga vendi i ngjarjes

49 shoferë janë arrestuar gjatë muajit tetor në qytetin e Elbasanit, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Ndërkohë 8 mijë e 393 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit. 3 mijë e 680 drejtues mjetesh, janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 1 mijë e 411 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara. 822 shoferë janë ndëshkuar për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit dhe 316 motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

960 shoferë janë ndëshkuar me masa administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 81 të tjerë që drejtonin automjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike.

Janë ndëshkuar gjithashtu 803 drejtues për parkime të gabuara dhe 320 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat