Balluku në konferencën e S3: Do krijojmë qendra kërkimore brenda institucioneve

Shqipëria

Balluku në konferencën e S3: Do krijojmë qendra kërkimore brenda institucioneve

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 13:48
Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku e cila është njëherazi ministre e infrastrukturës dhe energjetikës ishte këtë të martë në Konferencën për Strategjitë e Specializimit Inteligjent S3

“Ekipi kombëtar i S3 ka filluar tashmë punën.  Një nga institucionit që e ndien më shumë mungesën e nukleve kërkimore ëhstë ministria e infrastrukturës dhe energjetikës.

Sot ka ardhur një kohë tjetër, ku në një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë, bizeseve, akademikëve dhe shoqërisë civile, pra të asaj elitës që ne e përmendim shpesh gjatë S3, të krijojmë një habitat të mundshëm për ngritjen e qendrave kërkimore brenda institucioneve të ndryshme.

Qofshin këto universite, qofshin këto njësi të biznesit privat apo edhe njësi pranë ministrive apo agjcnive që kanë fusha specifike dhe mbulojnë sektorë të rëndësishëm, si sektori minerar, energjia apo edhe sektorë të tjerë shumë të rëndësishëm”,-tha Belinda Balluku.

Strategjia e Specializimit Inteligjent (S3- Smart Specialisation Strategy) u konceptua në kuadër të politikës së reformuar të kohezionit të Komisionit Evropian (EU Cohesion Policy) në lidhje me aspektet e zhvillimit të rajoneve të vendeve anëtare të BE. S3 është një qasje e bazuar tek territori (place-based approach) që karakterizohet nga identifikimi i fushave prioritare strategjike me avantazh të lartë konkurues të një rajoni apo një vendi, ku duhet të ketë ndërhyrje nga ana e qeverisë qëndrore e lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat