Profesori komenton paraqitjen e Argita Berisha- Malltezi: E saktë, e guximshme, e drejtpërdrejtë

Shqipëria

Profesori komenton paraqitjen e Argita Berisha- Malltezi: E saktë, e guximshme, e drejtpërdrejtë

Nga: N.E Më: 31 tetor 2023 Në ora: 20:49
Argita Berisha- Malltezi

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, ka komentuar paraqitjen televizive të vajzës së ish- presidentit Sali Berisha, Argita Berisha- Malltezi.

Bytyçi përmes një shkrimi në Facebook, e quan atë të saktë, të prerë në komunikim publik, të kultivuar dhe të emancipuar deri në perfeksion.

Sipas tij, Argita Berisha- Mallezi, përmes paraqitjes së saj u pa konçize dhe strikte në renditjen e mendimeve, fakteve, të provave dhe argumenteve të saj.

“ Komunikimi është art! Eshtë mjeshtëria më e rrallë te njerëzit. Një lloj arti që është kultivuar qysh me lindjen e shoqërisë njerëzore. Mjetet që përdoren janë të shumta. Por kryesorja është gjuha, të cilës shpesh herë i themi edhe gjuha e komunikimit. Mjeshtria e të folurit, aftësia e përdorimit të argumentit dhe lidhjes së tij me faktin dhe provën e një realiteti të caktuar, të gjitha këto e bëjnë njeriun të dallojë në mesin e njerëzve të tjerë.

E tillë ishte të shtunën në mbrëmje në emisionin e Grida Domës të TV TOP Channel Argita Berisha-Malltezi! E saktë, e prerë në komunikimin publik të saj! E kultivuar dhe e emancipuar deri në perfeksion! Me një logjikë e arsyetim elegant të pazakontë dhe të rrallë për ekranet televizive shqiptare e më gjerë! Konçize dhe strikte në renditjen e mendimeve, të fakteve, të provave dhe argumenteve të saj. Aq sa me një emision televiziv hodhi poshtë dhe demantoi punën e gjithë prokurorëve dhe hetuesve të shtetit të tri viteve për të ndërtuar alibinë e arrestimit të Jamarbër Malltezit, bashkëshortit të saj. Të politikanëve gjithashtu!”, shkruan Bytyçi.

Tutje, sipas tij, ka kohë që nuk është parë dikush që i përplas të vërtetat e mëdha aq guximshëm, aq drejtpërdrejt, aq natyrshëm, me aq sinqeritet dhe integritet!

“Argita Berisha-Malltezi në mbrëmjen e së shtunës zu shah-mat jo vetëm akuzatorët politikë e ata në prokurorinë dhe gjykatën e SPAK-ut! Zu shah-mat shumicën dërmuese të atyre që na shfaqen çdo natë në ekranet televizive e nuk na thonë asgjë! Ata që mbrojnë krimin dhe kriminelët e këtij vendi dhe hiqen “si të virgjër” para publikut! U bë modeli i asaj që ne e quajmë tribunal të fjalës së lirë”, shkrun tutje profesori.

Shkrimi i plotë:

Arti i komunikimit të Argita Berisha-Malltezi buron nga e vërteta!

Enver Bytyçi

Komunikimi është art! Eshtë mjeshtëria më e rrallë te njerëzit. Një lloj arti që është kultivuar qysh me lindjen e shoqërisë njerëzore. Mjetet që përdoren janë të shumta. Por kryesorja është gjuha, të cilës shpesh herë i themi edhe gjuha e komunikimit. Mjeshtria e të folurit, aftësia e përdorimit të argumentit dhe lidhjes së tij me faktin dhe provën e një realiteti të caktuar, të gjitha këto e bëjnë njeriun të dallojë në mesin e njerëzve të tjerë.

E tillë ishte të shtunën në mbrëmje në emisionin e Grida Domës të TV TOP Channel Argita Berisha-Malltezi! E saktë, e prerë në komunikimin publik të saj! E kultivuar dhe e emancipuar deri në perfeksion! Me një logjikë e arsyetim elegant të pazakontë dhe të rrallë për ekranet televizive shqiptare e më gjerë! Konçize dhe strikte në renditjen e mendimeve, të fakteve, të provave dhe argumenteve të saj. Aq sa me një emision televiziv hodhi poshtë dhe demantoi punën e gjithë prokurorëve dhe hetuesve të shtetit të tri viteve për të ndërtuar alibinë e arrestimit të Jamarbër Malltezit, bashkëshortit të saj. Të politikanëve gjithashtu!

Mbrëmë publiku pa për herë të parë në ekran njërin prej fëmijëve të Sali Berishës, i cili e ka shoqëruar ekranin prej 33 vitesh. Pra, vajzën e tij, Argitën! Në fakt në atë ekran të televizionit kombëtar të TOP-it ishte vetë hija e Berishës, por me një performancë akoma më të arrirë se ajo e doktorit. Megjithëse e pa mësuar me mirazhet televizive. Megjithëse e pa trajnuar për komunikimin publik, Argita mbrëmë u shfaq jo thjesht si juriste e pakontestuar. U shfaq edhe si politikane e formuar me principet morale dhe etike të politikës. Shikuesit ndoqën një person që komunikon me pasion me me art. Me ide dhe forcën e arsyes e të racionalitetit!

Ka kohë, shumë kohë që nuk ishim mësuar të shihnim se si dikush i përplas të vërtetat e mëdha aq guximshëm, aq drejpërdrejt, aq natyrshëm, me aq sinqeritet dhe integritet! Argita Berisha-Malltezi në mbrëmjen e së shtunës zu shah-mat jo vetëm akuzatorët politikë e ata në prokurorinë dhe gjykatën e SPAK-ut! Zu shah-mat shumicën dërmuese të atyre që na shfaqen çdo natë në ekranet televizive e nuk na thonë asgjë! Ata që mbrojnë krimin dhe kriminelët e këtij vendi dhe hiqen “si të virgjër” para publikut! U bë modeli i asaj që ne e quajmë tribunal të fjalës së lirë.

Moralisht ajo në atë intervistë e liroi bashkëshortin e saj nga çdo akuzë që i është ngritur. Çmontoi alibinë e sajuar aq keq nga prokurorët politikë dhe gjyqtarët enveristë të sistemit gjyqësor që “do të na mbrojë demokracinë” nga “minuesit e demokracisë”! Mbrëmë ranë të gjitha alibitë e sajuara nga Uashingtoni e deri në Tiranë. Ranë të gjitha akuzat dhe u zhvleftësuan të gjitha përpjekjet politike e të ashquajtura gjyqësore për ta denigruar dhe zhvleftësuar figurën dhe autoritetin politik të Sali Berishës dhe familjes së saj! Dhe këtë e bëri e vetme e shpallura non-grata, Argita Berisha-Malltezi!

Faleminderit Argitë, që duke mbrojtur babain tënd, Sali Berishën dhe bashkëshortin tënd, Jamarbër Malltezi, mbrojte njëkohësisht edhe Gridën dhe dy gazetarët në panel. I mbrojte të gjithë shqiptarët që duan të dinë të vërtetat e mëdha e nuk guxojnë të flasin për to! Respekt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat