“Qeveria shton buxhetin për luksin e vet”, deputetja Xhixho komenton buxhetin e 2024: Asnjë rritje pagash dhe pensionesh

Shqipëria

“Qeveria shton buxhetin për luksin e vet”, deputetja Xhixho komenton buxhetin e 2024: Asnjë rritje pagash dhe pensionesh

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 11:55
Erisa Xhixho

Duke komentuar projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, theksoi se qeveria nuk parashikon asnjë rritje të pagave dhe pensioneve. “Akti normativ i qeverisë së Rama nuk parashikon asnjë rritje të pagave, por parashikon ulje të pensuioneve.

Prioritet janë shpenzimet e luksit dhe kapitale, ndërsa shkurton shpenzimet në arsim dhe shëndetësi ndërsa shpenzon 2 milionë euro për ndërtesat e veta”, theksoi ajo nga selia e Kuvendit.

Duke u ndalur tek arsimi, Xhixho u shpreh se buxheti i parashikuar është sa gjysma e normës.

“I keqfinancuar dhe me një buxhet sa gjysma e normës, arsimi goditet sërish. Arsimi është kurbani i kësaj qeverie ndërsa pedagogët, mësuesit dhe studentët e këtij vendi i ka përbuzur sistematikisht vitet e fundit”, u shpreh ajo.

“Qeveria shton buxhetin për luksin e vet dhe ul buxhetin për arsimin”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat