Trafik droge në Norvegji, SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal, 3 të pandehur

Shqipëria

Trafik droge në Norvegji, SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal, 3 të pandehur

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për një grup të strukturuar kriminal që operonte në Norvegji dhe ka çuar për gjykim tre persona, që akuzohen për trafik droge dhe pastrim parash.

Bëhet fjalë për Flori Palin, Anita Adilajn si dhe Fredi Palin. Tre të akuzuarit, sipas prokurorisë së posaçme para vitit 2018 deri në 2019 trafikonin dhe shisnin lëndë narkotike në qytetet norvegjeze. Koka e grupit ishte Flori Pali, i cili në bashkëpunim me dy të dënuar të tjerë në Norvegji, Halit Xhini dhe Steven Coope, por dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, shitën në qytetin e Stavanger të paktën 4 kilogramë kokainë dhe 10 kilogramë marijuanë.

Të ardhurat më pas Flori Pali, i transferoi në drejtim të Shqipërisë nëpërmjet shoqërive të ndryshme financiare, apo personave të ndryshëm, ku dhe më pas menaxhoheshin nga i vëllai i tij, Fredi Pali. Një rol kyç në transferimin e parave sipas spak ka pasur dhe e pandehura tjetër Anita Adilaj, bashkëjetuesja e Halit Xhinit, cila fitimet nga shitja e drogës ia niste Flori Palit.

Grupi kriminal u zbulua pas hetimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet norvegjeze të cilat zbardhën dhe aktivitetin e pesë të akuzuarve, dy prej të cilëve, Halit Xhini dhe Steven Cooper janë dënuar me burg nga një gjykatë në Norvegji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat