Vettingu, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Blerina Muço

Shqipëria

Vettingu, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Blerina Muço

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 18:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra subjektin e rivlerësimit, Blerina Muço, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa gjyqësore e KPK.

Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Pamela Qirko, Roland Ilia relator, Brunilda Bekteshi anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat