Kreshnik Spahiu: Ja pse kanë ndodhur vrasje për tokat e komuniteteve fetare në Shqipëri

Shqipëria

Kreshnik Spahiu: Ja pse kanë ndodhur vrasje për tokat e komuniteteve fetare në Shqipëri

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 23:43
Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar sherrin e ndodhur në Kepin e Rodonit, tregoi se kultet fetare janë përfshirë në një mish-mash të degradimit dhe aferave korruptive.

Në një intervistë për emisionin “Now”, ai tha se kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por madje dhe në Vatikan, Angli, Gjermani e Austri.

Spahiu tregon gjithashtu se ka raste se drejtues të komuniteteve fetare kanë rënë pre e atentateve dhe janë vrarë për shkak të motiveve të pronësisë dhe përfitimit.

“Në Shqipëri pas shtetit pronari i parë privat janë komunitetet fetare, i pari vjen komuniteti mysliman, pastaj vijnë komunitetet e tjera, përfshirë dhe komunitetin katolik, përfshirë dhe gjithë këto kultet e tjera. Tani, pronat e komuniteteve fetare mbrohen dhe garantohen njësoj si e drejta private e pronës. Komunitetet fetare mund t’i tjetërsojnë ato, pra nuk ka asnjë ndalesë për t’i dhënë me qira, për t’i shitur apo t’i tjetërsuar. Deri më sot nuk janë kthyer të gjitha pronat e komuniteteve fetare. Ato ende vuajnë nëpër gjykata procesin e kthimit apo kompesimit ashtu siç ka probleme të legalizimit”, u shpreh Spahiu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat