Dhërmi/ Ra nga lartësia teksa ishte duke punuar, humb jetën 44-vjeçari

Shqipëria

Dhërmi/ Ra nga lartësia teksa ishte duke punuar, humb jetën 44-vjeçari

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Një 44-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, teksa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:56 këtë të enjte në Dhërmi.

44-vjeçari ndërroi jetë teksa po transportohej për në Spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat