Ish-presidenti Topi: Nëse Rama do të kontrollojë gjithçka, do jetë në garë me Enver Hoxhën, kush rri me gjatë në pushtet

Shqipëria

Ish-presidenti Topi: Nëse Rama do të kontrollojë gjithçka, do jetë në garë me Enver Hoxhën, kush rri me gjatë në pushtet

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 18:06
Edi Rama dhe Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi, ka komentuar qeverisjen e Kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se “nuk është më në garë më partitë e tjera por me Enver Hoxhën”.

“Zoti Rama, që se di sa vite ka në pushtet që nga 1998. Pra duke qenë për një kohë të gjatë jo vetëm në pushtetin lokal por edhe si kryetar i PS, edhe tani 10 vite kryeministër. Në takimet që bën ky, jep garancira që në fitoret e viti 2025, 2030.

Kjo do të thotë që këtë njerëz janë përgatitur me një filozofi diktatoriale. Duhet të jesh në shpirt demokrat dhe të japësh mesazhe për nevojën se si duhet të zgjedhin shqiptarët jo si të kontrollohen.

Në 2011 ishte pala tjetër në pushtet, i është bërë gjyqi ish-presidentit se si kishte votuar. Askush prej tyre nuk bin dakord të bëjnë një sistem që nuk do ta kontrolloj mënyrën e votimit të shqiptarëve.

Në rast se ky do kontrollojë gjithçka, nuk është më në garë më partitë e tjera por më Enver Hoxhën kush do qëndroj më gjatë në historinë e fronit në Shqipëri”,  u shpreh Bamir Topi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat