Situata nga moti, Emergjenca Civile jep të dhënat më të fundit: Këto janë akset problematike

Shqipëria

Situata nga moti, Emergjenca Civile jep të dhënat më të fundit: Këto janë akset problematike

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 20:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Mbrojtjes thotë se ekipet e Emergjencave Civile dhe efektivët e Forcave të Armatosura vijojnë angazhimin për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa thekson se nuk ka zgjerim të hartës së zonave të prekura.

Sipas njoftimit, në qarkun e Gjirokastrës po punohet për kthimin në normalitet të aksit rrugor që lidh qytetin e Gjirokastrës me fshatrat Karjan, Mingul dhe Gjat i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura.

Ndërkaq, në qarkun e Korçës, po punohet për riparimin e urës që u dëmtua në fshatin Panarit.

Me vëmendje maksimale po ndiqet situata në qarkun e Dibrës dhe Lezhës, ku për shkak të reshjeve që vijojnë me intenstet të lartë ka bllokime rrugësh. Angazhim maksimal për të shmangur çdo rrezik për jetët njerëzore e gjënë e gjallë. Grupet e punës të OSHEE vijojnë të jenë në terren për eliminimin e defekteve dhe rilidhjen e energjisë në zonat e thelle”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat