Çmimi i vajit të ullirit do rritet, përpunuesit thonë se këtë vit ka pak sasi

Shqipëria

Çmimi i vajit të ullirit do rritet, përpunuesit thonë se këtë vit ka pak sasi

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Fabrikat e prodhimit të vajit të ullirit këtë vit po përballen me ulje të sasisë së ullinjve që po përpunohen, në krahasim me vitin e kaluar.

Në Berat, që është dhe qarku me prodhimin më të lartë të vajit të ullirit parashikohet që kjo situatë të çojë në rritje të çmimit të vajit të ullirit që do të dal në treg këtë sezon.

Prodhimi i pakët i ullirit edhe në fabrikën tonë është ndjerë, kjo dihet sepse prurjen dhe sasia është shumë e vogël”,-tha Xhentila Dellani, përpunuese e vajit të ullirit

” Besojmë, ne jemi ende herët se kemi vetëm 15 ditë që jemi hapur dhe ulliri vaj që ne e quajmë nuk është se ka filluar akoma por nuk besoj se do ketë mungesë të vajit për tregun e brendshëm por do të ketë një çmim goxha të lartë në krahasim me vitin që kaloj.”

Sipas përpunueses ky vit plotëson kërkesat e tregut për konsum të brendshëm edhe pse me një çmim të lart ndërsa parashikohet që eksporti të jetë në sasi të vogla në krahasim me vitin e shkuar.

“Ne po flasim për zonën e Beratit, për zonën tonë dhe besoj se për tregun e brendshëm jeni të plotësuar, eksporti ndoshta do jetë i pakët por ne presim është ende herët për të folur për eksport”,-tha Xhentila Dellani, përpunuese e vajit të ullirit.

Prodhimi i pakët i ullinjve këtë vit është një fenomen që ka prekur të gjithë Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat