Raftet, të mbushura me ushqime të skaduara! AKU bllokon dhjetëra produkte në kryeqytet

Shqipëria

Raftet, të mbushura me ushqime të skaduara! AKU bllokon dhjetëra produkte në kryeqytet

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 16:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbi 20 kilogramë produkte ushqimore të skaduara janë bllokuar në kryeqytet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

AKU njofton se pas disa denoncimeve të marra,  ka kryer inspektim në subjektin “N”, ku ka gjetur produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi të llojit, sallamra, biskota, cornflakes, ëmbëlsira, brumëra, fruta të ngrira, gjalpë, kos dhe 8 litra produkte qumësht, vaj ulliri dhe majonezë të markave të ndryshme.

Gjithashtu subjekti nuk dispononte një sistem efikas gjurmueshmërie të produkteve ushqimore dhe nuk implementon planin e vetëkontrollit HACCP.

Ushqimet u bllokuan dhe pritet të asgjësohen, ndërkohë që biznesi u gjobit me 500.000 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat