Balluku prezanton buxhetin e 2024: Shpenzimet kapitale në vlerën 47.4 miliardë lekë

Shqipëria

Balluku prezanton buxhetin e 2024: Shpenzimet kapitale në vlerën 47.4 miliardë lekë

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 13:39
Belinda Balluku

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin projektbuxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2024. Ajo ka theksuar se shpenzimet kapitale janë në vlerën 47.4 miliardë lekë.

Ndër të tjera, Balluku e ka vënë theksin te programi i transportit rrugor, i cili mban peshën më të rëndësishme për ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Shpenzimet kapitale janë në vlerën 47.4 miliardë lekë. Do ndalojmë te programi i transportit rrugor, programi që mban peshën më të rëndësishme për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi dhe infrastruktura rrugore ka shumë rëndësi. Për periudhën buxhetore 2024-2026, është ky prioritet që ne kemi ndërtuar”, ka thënë ndër të tjera Balluku, teksa prezantonte projektbuxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2024.

Sa i përket transportit hekurudhor ajo shtoi: “Kalojmë në programin e transportit hekurudhor, i cili ka për qëllim integrimin rajonal dhe europian. Në projektligjin e buxhetit të vitit 2024, mbështetja buxhetore e programit është 4.27 miliardë lekë me një pakësim të 17 milionë lekëve krahasuar me ligin e buxhetit të vitit 2023. Në projektligjin e buxhetit të 2024 parashikohet një rritje në tavan të shpenzimeve koherente me 9.9 milionë leke, krahasuar me buxhetin e vitit 2023“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat