“Rekord, 9 milionë vizitorë të huaj”, Rama: Në tetor kemi pasur dyfishin e turistëve nga një vit më parë

Shqipëria

“Rekord, 9 milionë vizitorë të huaj”, Rama: Në tetor kemi pasur dyfishin e turistëve nga një vit më parë

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 18:28
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në Asamble e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Durrës, se Shqipëria ka thyer një rekord të sajin, pasi në vendin tonë kanë ardhur 9 milionë vizitorë të huaj.

Ai ka theksuar se në tetor kemi pasur dyfishin e turistëve nga një vit më parë.

Sipas Ramës, nëse ky trend do të vazhdojë deri në fund të vitit, do t’i afrohemi shifrës së 10 milionë turistëve, shumë domethënëse për ekonominë vendase.

“Mbase është pak, por është absolutisht e sigurt që ne kemi përjetuara të gjithë në këtë familje të madhe politike, një moment të mishëruar te turizmi. Kemi arritur një shifër që shumë vite më parë, dukej komplet e paimagjinueshme. Ne ndërkohë, kemi arritur në muajin tetor që nuk është piku i sezonit të kemi një kapërcim befasues të turistëve që na hyjnë në Shqipëri, nga 365 mijë në tetorin e vitit të shkuar në 611 mijë. Pra, mbi 80% plus. Edhe nga janari në tetor kemi prekur pothuajse shifrën e 9 milionë turistëve. Nëse ky trend do të vazhdojë deri në fund të vitit, do t’i afrohemi shifrës së 10 milionë turistëve, shifër kjo që për Shqipërinë është jashtëzakonisht domethënëse ekonomike, pasi bëhet fjalë për 10 milionë konsumatorë. Flas këtu për pasaporta të huaja. Këtu nuk përfshihen ata që kanë që kanë pasaporta shqiptare”, tha ndër të tjera kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat