Po zhvillohet gjyqi për Berishën, zbardhet kërkesa e avokatëve

Shqipëria

Po zhvillohet gjyqi për Berishën, zbardhet kërkesa e avokatëve

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 10:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prej orës 10:00 të ditës së sotme po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme në Tiranë seanca për masat e sigurisë kundër Sali Berishës.

Avokatët e zotit Berisha, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kërkojnë rrëzimin e vendimit të shkallës së parë që vendosi detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit për ish-kryeministrin.

Sali Berisha vetë nuk është paraqitur as në seancë për njohjen me masën e sigurisë dhe as përpara OPGJ-së.

“Kërkojmë që të shuhet masa e sigurisë për shkak se zbardhja e vendimit tejkaloi afatet” ishte një nga argumentet që parashtroi mbrojtja.

Sali Berisha po hetohet për korrupsion për dosjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat