“Tempulli”/ U kap me doza kokaine dhe fara kanabisi, arrestohet një 26-vjeçar në Ballsh

Shqipëria

“Tempulli”/ U kap me doza kokaine dhe fara kanabisi, arrestohet një 26-vjeçar në Ballsh

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 11:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 26-vjeçar ka rënë nën prangat e policisë, pasi u kap me disa doza kokaine dhe fara kanabisi me qëllim shitjen e tyre në qytetin e Ballshit.

Gjatë kontrollit fizik të 26-vjeçari XH.S nga fshati Bejar, Mallakastër, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 70 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, dhe 537 fara të dyshuara të bimës narkotike kanabisi, që posedoheshin me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit të Ballshit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Rasti në hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat