Braktisi foshnjën në parking, identifikohet nëna

Shqipëria

Braktisi foshnjën në parking, identifikohet nëna

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 20:54
Policia

Policia e Shtetit bën me dije se ka identifikuar nënën që braktisi foshnjën e saj në parkingun e një pallati në zonën e Yzberishtit.

Sipas policisë, nëna e të sapolindurës është shtetasja E.I., 29-vjeçe nga Pogradeci, e cila banon në rrugën “3 dëshmorët”, në kryeqytet.

Foshnja u gjet mëngjesin e së mërkurës.

Ajo ishte e braktisur dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku mori dhe ndihmën mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat