Aksidentet rrisin kërkesat për gjak, Shqipëria me pak dhurues

Shqipëria

Aksidentet rrisin kërkesat për gjak, Shqipëria me pak dhurues

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Numri i lartë i aksidente rrugore në Shqipëri rrit kërkesën për gjak nëpër spitale, pasi pacientët i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale dhe shpesh kemi parë nëpër rrjete sociale thirrje të familjarëve të cilët ofrohen të parët për të dhënë gjak kur kanë një të afërm të aksidentuar, por që tipi i gjakut nuk përshtatet.

“Numri aksidenteve është rritur shumë dhe paralelisht është rritur edhe kërkesa për gjak, madje mund të themi se është një periudhë po aq e vështirë sa ishte në verë për sa i përket aksidenteve”, tha dr Endri Susaj, mjek transfuziolog.

Shqiptarët mbeten ende në shifra të ulëta për sa i përket dhurimit të gjakut, ndonëse gjaku i dhuruar është më i sigurt.

“Jemi diku tek 12 për 1000 banorë që dhurojnë, por të paktën duhet të jemi 16 për mijë edhe pse idealja duhej të ishte 20 për një mijë banorë që dhurojnë. Në Tiranë qytetarët janë ndërgjegjësuar por në rrethe situata është dhe më e vështirë dhe nuk dhurohet. Gjaku që grumbullohet shkon edhe për personat me talasemi, jeta e të cilëve varet nga gjakun i dhuruar”, tha Susaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat