“Mbreti i padiskutueshëm i kokainës”/ U arrestua në Turqi, si mund t’i shpëtojë ekstradimit Dritan Rexhepi?

Shqipëria

“Mbreti i padiskutueshëm i kokainës”/ U arrestua në Turqi, si mund t’i shpëtojë ekstradimit Dritan Rexhepi?

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 09:55
Dritan Rexhepi

Shqiptari nga fshati Velçë i Vlorës që konsiderohet si si një ndër trafikantët më të fuqishëm të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, Dritan Rexhepi, mund t’i shpëtojë ekstradimit si në Itali Ashtu dhe në Shqipëri. Ai u arrestua dy ditë më parë nga Forcat Speciale në Turqi.

Lajmin e dha vetë ministri turk Ali Yerlikaya duke u krenuar se vendi i tij kishte arritur të lokalizonte dhe arrestonte një ndër trafikantët më të kërkuar të kokainës nga Interpoli.

Mirëpo, lideri i katerlit shqiptar “Kompania Bello” ku bëjnë pjesë 14 bandat më të fuqishme shqiptare të narkotrafikut, mund t’i shpëtojë ekstradimit dhe të lihet i lirë nga autoritetet në Turqi, në mungesë të ekzekutimit të ekstradimit në Itali ose Shqipëri.

Mediat ekuadoriane raportojnë se Dritan Rexhepi ka jetuar për shumë vite në këtë vend dhe atje ka një lidhje me një grua vendase, me të cilën gjithashtu ka dhe një fëmijë.

Kjo i mundëson 43 vjeçarit nga Vlora që të marrë pasaportën vendase dhe të pengojë ekstradimin, sepse Kushtetuta e Ekuadorit përcakton qartë se asnjë bashkatdhetar nuk mund të ekstradohet nga vendi. Megjithatë, edhe vetë autoritetet në Guayaquil nuk kanë informacion.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Lëvizshmërisë Njerëzore ka konfirmuar se nuk ka asnjë procedurë të vazhdueshme që lidhet me viza apo natyralizime me emrin Dritan Rexhepi. Megjithatë, shqiptari ka përdorur deri në gjashtë identitete të ndryshme, ndaj mund ta ketë nisur procesin e pasaportizimit me një emër tjetër ose thjesht nuk e ka nisur ende”, raportojnë mediat ekuadoriane.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, tha se Rexhepi kishte hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.

Besohet se gjatë kohës që ka qenë në burg në Ekuador, Dritan Rexhepi ka vendosur kontakte me prodhues lokalë të kokainës dhe ka siguruar prej tyre çmim të ulët, duke furnizuar më pas Evropën. Ekuadori ndodhet në mes të prodhuesve më të mëdhenj të kokainës në botë: Kolumbia, në veri dhe Peruja, në jug.

Disa dokumente të gjykatës italiane e cilësuan Rexhepin si “mbreti i padiskutueshëm” me akses në “sasi të pafundme kokaine” i Kompanisë Bello, një kartel i përbërë nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës dhe që, sipas autoriteteve, ka funksionuar që nga viti 2014 në Ekuador, Hollandë , Belgjikë, Shqipëri dhe Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat