Zbardhet ekspertiza mjekoligjore, zbulohet shkaku i vdekjes së 3-vjeçarit që vdiq pas ndërhyrjes në klinikën dentare

Shqipëria

Zbardhet ekspertiza mjekoligjore, zbulohet shkaku i vdekjes së 3-vjeçarit që vdiq pas ndërhyrjes në klinikën dentare

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 12:43
Brian Spahiu

Është zbardhur ekspertiza mjekoligjore për vdekjen e Brianit, 3-vjeçarit që humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho.

Sipas ekspertizës vdekja e 3-vjeçarit është shkaktuar dhënia e lëndës anestetike.

“Shkaku i vdekjes se shtetasit Brian Spahiu ka qene dhenia e lendes anestetike qe ka sjelle vuajtjen qelizore te thelle me mekanizmin e insuficiences multiorganore te parikthyeshme”, thuhet në akt ekspertizën.

KONKLUZION: Mbështetur në të dhënat e përshkruara më lart, arrijmë në përfundimin se:

1- Në trupin e kufomës së shtetasit oksit, si edhe shenja shpimesh mjekësore me ekimoza plage kirurgjikale ne lekuren e Brian Spahiu nga kqyrja e jashtme u konstatua nje mbetje perreth tyre ne lekuren e ballit, gjoksit, barkut dhe gjymtyreve me karakteristikat e pershkuara ne Akt.

Nga kqyrja e brendeshme dhe egzaminimi histopatologjik u konstatua edeme e shprehur e trurit, staze dhe ekstravazat eritrocitar, ishemi akute miokardi, edeme intersticiale dhe ekstravazat eritrocitar me miokard dhe perikard. Atelektaze e shprehur pulmonare, ekstravazat eritrocitar intersticial me elemnte mononukleare, me zona pneumoragjie zato Nekroze intersticiale, edeme e mushkerive. centrolobulare hepatike. Me ekstravazate eritrocitare, elemente dhe infiltrate mononukleare te shprehur ne hapsiren porto-biliare, edeme intersticiumi. Infiltrim hemoragjik i cipave seroze. Prania e gjakut te lengshem dhe koagulave ne zgavren e barkut.

2-Shenjat e shpimeve mjekësore me ekimoza perreth tyre, të verejtura në trupin e shtetasit Brian Spahiu jane pasoje e manipulimeve mjeksore. Mbetja e vjeter e plages verejtur ne lekuren e gjoksit eshte pasoje nderhyrje kirurgjikale

3-Shkaku i vdekjes se shtetasit Brian Spahiu ka qene dhenia e lendes anestetike qe ka sjelle vuajtjen qelizore te thelle me mekanizmin e insuficiences multiorganore te parikthyeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat