Ngacmoi seksualisht të miturën, lihet në burg 59-vjeçari në Korçë

Shqipëria

Ngacmoi seksualisht të miturën, lihet në burg 59-vjeçari në Korçë

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 11:10
Korçë

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 59-vjecarin Anesti Sala nga fshati Pojan, cili u arrestua tre ditë më parë për ngacmim seksual të një 13-vjecareje po nga fshati Pojan.

Prokuroria kërkoi për 59-vjeçarin masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa mbrojtësi i tij i caktuar kryesisht kërkoi një masë më të lehtë por gjykata vendosi që ai të lihet në burg.

Sala gjatë seancës mohoi të ketë ngacmuar seksualisht të miturën ndërsa pranoi që ishte përdorues i rregullt i alkoolit dhe ditën kur ishte konfliktuar me gjyshen e 14-vjeçares, e cila i kishte reaguar për shkak te ngacmimit të vajzës, ai ka qenë në gjendje të dehur.

Anesti Sala u arrestua nga policia  pas denoncimit të familjareve te së miturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat