​Rama në forumin e SEEMF: Nuk pajtohem me vetrregullimin e mediave

Shqipëria

​Rama në forumin e SEEMF: Nuk pajtohem me vetrregullimin e mediave

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 21:18
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se mediat online janë një xhungël dhe nuk pajtohet me vetrregullim, pasi nuk ka asnjë epitet të keq për të cilin e kanë quajtur atë.

Kështu u tha në nisjen e forumit të shtatëmbëdhjetë të Mediave të Evropës Juglindore (SEEMF), që po mbahet në Tiranë.

Temë e forumit i cili do të vazhdojë edhe nesër është “Gazetaria do të mbijetojë, rreziqet dhe mundësitë për të ardhmen”.

Sekretari i përgjithshëm i SEEMF-së, Oliver Vujoviq tha se në 2022, kanë deri në 900 kërcënime të gazetarëve në territorin ku është SEEMF-a.

Sipas tij, media duhet të jenë me punë të veçanta dhe nuk duhet të jenë të ndërlidhura me politikën dhe bizneset.

Ai tha se SEEMO mbron gazetarët dhe mediat, por edhe bashkëpunimi me përfaqësues politikë.

Kurse, drejtori i Programit Mediatik për Evropën Juglindore të Konrad-Adenauer-Stiftung, Christoph Plate tha se kushtet ekonomike ndikojnë për funksionimin e mediave, por gazetarët, redaktorët, çdoherë duhet t’i bëjnë pyetje a po jetojmë dhe punojmë të balansuar.

Ai shtoi se gazetaria duhet të jetë e kujdesshme dhe mos të bëjë gjyqin, pasi që më shumë se kurrë nevoitet një gazetari profesionale, moderne dhe etike.

Nina Kodelja, zëvendëssekretare e përgjithshme e Iniciativa e Evropës Qendrore, tha se Shqipëria nuk është vetëm nga vendet anëtare por në vitin në vijim do të jetë edhe kryesuese e këtij forumi.

Ajo shtoi se shumë sfida për pavarësinë e mediave mbesin në rajon dhe kjo mund të nxit edhe dezinformata.

Ndërsa, me mirëseardhje të pranishmit i përshëndeti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili tha se nuk mendon se është pyetja që gazetaria do të mbijetojë, por çështja është se a do të jetojë e vërteta.

“Unë besoj që nëse botës do t’i vije fundi, e fundit që do të shuhet është gazetaria. Dëgjova që në Shqipëri janë sulmuar 21 gazetarë por gazetaria është bërë një mes në mes të vërtetës dhe gënjeshtrës. Çdo kërcënim kundër gazetarëve nuk ka asnjë diskutim që është e neveritshme por sa sulme bëjnë gazetarët ndaj njerëzve çdo ditë, e di që politikanët nuk janë njeri por ka një dorë njerëzimi edhe tek politikanët, ata kanë familje, kanë fëmijë. Para disa vitesh më thanë se mediat online duhet të vetrregullohen dhe sot prapë sot shoh ca njerëz të cilët janë disa që e bëjnë punën seriozisht dhe shoh të tjerë që bëjnë sa çka të duan dhe numri i sulmeve dhe gënjeshtrave është i jashtëzakonshëm”, tha ai.

Rama shtoi se ka disa ditë që është nënshkruar marrëveshja në mes Shqipërisë dhe Italisë dhe nga ajo ditë, për të disatën herë duhet ta përmirësojë dhe sqarojë për 3000 afrikanë që do të vijnë në Shqipëri, pasi doli lajmi që do të vinë vetëm 3 mijë afrikanë, jo gra dhe fëmijë, gjë që nuk është e vërtet.

“Liria e informacionit e ka tejkaluar lirinë e fjalës dhe ajo që më shqetëson është që nuk ka më dialog, por ka më vetëm vendosje të një llogore dhe i gatshëm që të sulmojë llogoren tjetër dhe kjo nuk është problem për Shqipërinë por në mbarë botën. Merrni thikat, më hani nga nesër dhe unë do të mbijetojë, por është e tmerrshme kur sheh fëmijët”, tha ai.

Forumi vazhdoi me diskutimin lidhur me mediat dhe politika në Shqipëri, ku të pranishmëve iu drejtuan Alfred Peza, drejtor i përgjithshëm i RTSH-së, Aleksandra Bogdani, redaktore në BIRN Albania, Jonila Godole, drejtoreshë e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë në Tiranë, Anila Hoxha, gazetare e Top Channel TV, Lutfi Dervishi, ekspert i mediave.

Në këtë forum u diskutua edhe për krimin e organizuar transnacional, si dhe është bërë prezantimi i Çmimit CEI SEEMO për Merita të Shquara në Gazetari hulumtuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat