​Forumi i SEEMF-së vazhdon edhe sot në Tiranë

Shqipëria

​Forumi i SEEMF-së vazhdon edhe sot në Tiranë

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 10:42
​Forumi i SEEMF-së

Forumi i shtatëmbdhjetë i Mediave të Evropës Juglindore (SEEMF), po vazhdon edhe sot në Tiranë, ku do të diskutohet për klimën e gazetarisë, gazetarinë moderne, si dhe dezinformatat në botën dixhitale.

Temë e forumit dy ditor është “Gazetaria do të mbijetojë, rreziqet dhe mundësitë për të ardhmen”.

Në panelin e parë është paraparë të diskutohet për klimën e gazetarisë dhe kalimin e hendekut midis shkencës dhe shoqërisë, e ku do të flasin Milka Tadiq Mijoviq, presidente e Qendrës për Gazetari Hulumtuese në Mal të Zi, Fabio Turone, udhëheqësi i WP projekti FRONTIERS, ERC Science Journalism Iniciativa në Milano, Clemens Schöll, menaxher i Programit të Gazetarisë, Clean Energy Wire në Berlin, Lejla Turçilo, profesoreshë në Universitetin e Sarajevës.

Po ashtu, sot do të diskutohet edhe gazetarinë moderne, me temë “ Pas titujve: Si po formësohet inteligjenca artificiale-Gazetaria moderne”, si dhe dezinformatat në botën e re dixhitale.

Përndryshe, në këtë forum i cili nis dje, janë mbledhur drejtues e përfaqësues të mediave, si dhe njohës të fushës së gazetarisë nga vendet e ndryshme të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat