E mitura në Elbasan rrëzohet në kopësht, përfundon në spital

Shqipëria

E mitura në Elbasan rrëzohet në kopësht, përfundon në spital

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Tjetër rast me incidentet me të mitur në kopështet shqiptare.

Një 5-vjeçare rrëzohet në kopësht dhe përfundon në spital në Elbasan.

Policia informon se ‘në spitalin e Elbasanit është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore një 5-vjeçare, banuese në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 5-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht, në ambientet e kopshtit ku qëndron.

Pasi mori mjekim në spital, vajza u largua në banesë, me familjarët e saj’.

Pas skandalit me 3-vjeçaren që iu thye kënba në një kopësht provat në Tiranë, disa raste problematike janë konstatuar në mjaft kopështe në shkallë vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat