40% më pak vaj ulliri në Peqin, fermerët: Thatësia uli ndjeshëm prodhimin

Shqipëria

40% më pak vaj ulliri në Peqin, fermerët: Thatësia uli ndjeshëm prodhimin

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Kushtet aspak të favorshme të motit, kanë ndikuar ndjeshëm, në bujqësi duke ulur rendimentin e prodhimit të ullirit. Mungesa të tilla po ndjehen edhe në zona të njohura për kultivimin, siç është fshati Shezë në Peqin.

Çdo familje në këtë zonë ka në pronësi të saj mbi 150 deri ne 400 rrënjë ullinj. Fermerët e Shezës thonë se këtë vit ka 40% për qind më pak prodhim.

“Prodhimi këtë vit është shumë dobët. Përderisa ne kemi 100 rrënjë ullinj, dhe nuk arrijmë të bëjmë as dy kuintal, domethënë nuk ka. Çik e dëmtoi koha breshëri, dhe ne fazën e lules ulliri nuk pati shi, kjo e ndikoj të gjithë”, thotë një fermer.

 

Shqetësimi i fermerëve është garantimi i tregut të shitjes dhe mungesa e një pike grumbullimi.

“Po të ishte edhe tregu ose te kishte një pikë grumbullimi do të ishte për bukuri edhe për fshatin, pa diskutim do të na ndihmonte jashtë mase”, shprehet një tjetër.

Fermerët e  fshatrave të Peqinit  e kanë lidhur jetesën me prodhimin e ullinjve. Ata thonë se këtë vit mundi u shkoi kot dhe kjo për shkak të thatësirës. Një vit më parë prodhimi i ullirit ishte i mbarë dhe vendi ynë eksportoi rreth 20 mijë ton vaj ulliri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat