Tentoi t’i zhvaste një biznesmeni 200 mijë euro, prangoset 42-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Tentoi t’i zhvaste një biznesmeni 200 mijë euro, prangoset 42-vjeçari në Tiranë

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Një 42-vjeçar në Tiranë i cili tentoi t’i merrte me anë të mashtrimit 200 mijë euro një biznesmeni, është prangosur nga policia në saj të operacionit  “Replay 2”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Autorit iu sekuestruan 1 automjet dhe 1 celular.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Replay 2”, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të një shtetasi i cili ka tentuar të mashtrojë një biznesmen, për të përfituar një shumë të madhe parash.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit A. B., 42 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas ka tentuar të mashtrojë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 200 000 euro, duke u prezantuar si zyrtar i lartë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet dhe 1 celular.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat