“Dëshmitarët nuk e dinin kush ishte Beleri”, zëdhënësi i Belerit: S’ka as prova

Shqipëria

“Dëshmitarët nuk e dinin kush ishte Beleri”, zëdhënësi i Belerit: S’ka as prova

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 14:35
Fredi Beleri

Zëdhënësi i Fredi Belerit, juristi Skerdilajd Dhuli ishte këtë të diel në Euronews Albania ku tha se para gjykatës janë paraqitur dëshmitarë që as nuk e kanë njohur Fredi Belerin.

Ai tha se ka qenë policia e Himarës ajo që ka paraqitur  në gjykatë, prova dhe fakte të cilat sipas tij nuk qëndrojnë.

“Gjykata ka thirrur për dëshmi disa nga emrat e pretenduar që gjenden në atë listën e famshme. Ata persona, e para nuk e kanë ditur fare se kush është Fredi Beleri. e kanë deklaruar në Gjykatë, nuk është pretendim i imi. Ata kanë deklaruar se nuk e njohin Fredi Belerin.

Gjykata është vendosur para një çudie nga ana ligjore, pasi policia e Himarës u ka çuar disa akte ligjore që nuk qendrojnë askund”,-tha juristi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat